Moti i keq, era e fortë dhe dallgëzimi i madh në det kanë bërë që Drejtoria e Përgjithshme Detare të dalë sot me një njoftim për të lajmëruar pasagjerët se lundrimi i linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të bëhet ditën e sotme.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka rikujtuar se kompanitë e lundrimit duhet të respektojnë detyrimet që lindin nga anulimi i lundrimit dhe i ka këshilluar pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë.
Për çdo ndryshim të situatës, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka thënë se do të japë informacion.