Pandemia e COVID nuk është e fundit. Ditën e sotme OBSH ka ngritur alarmim se ka pasur disa raporte të gjitarëve, duke përfshirë dhelpra dhe luanë deti, të infektuar me gripin e shpendëve H5N1.
OBSH thotë se bota duhet të përgatitet në çdo rast për një pandemi të mundshme të këtij gripi, ndonëse për momente rreziku paraqitet i vogël.
Drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus këshilloi që njerëzit të mos prekin kafshë të egra të ngordhura ose të sëmura, por t’i raportojnë te autoritetet lokale.
“OBSH po punon me autoritetet kombëtare dhe partnerët për të monitoruar nga afër situatën dhe për të studiuar rastet e infeksionit H5N1 tek njerëzit kur ato ndodhin”, njofton OBSH.
Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve ka bërë me dije se deri më tani kanë ngordhur, 208 zogj, por ajo që alarmoi autoritetet është ngrodhja e 200 gjitarëve në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas epidemiologëve, gripi i shpendëve po bëhet gjithnjë e më ngjitës, dhe mbi të gjitha është transmetuar te gjitarët.