Pas Interit, në finale të Ligës së Kampionëve kaloi edhe Manchester City, i cili të mërkurën eliminoi kampionët e sezonit të kaluar, Real Madridin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.
Pas rezultatit 1:1 nga takimi i parë në Madrid, përfaqësuesja angleze mposhti plotësisht skuadrën spanjolle dhe fitoi 4:0.
Supremacinë në fushë e kurorëzoi Manchester City në pjesën e parë, kur shënoi dy gola dhe golashënues ishte Bernardo Silva, fillimisht në minutën e 23-të dhe më pas në minutën e 37-të.
Në vazhdim, City e “mundi” kundërshtarin me autogolin e Eder Militao në minutën e 76-të dhe një gol të Julian Alvarez në minutën e parë të shtesës.
Në këtë mënyrë dështuan ëndrrat e Realit për të fituar titullin e 15-të të kampionatit europian.
Nga ana tjetër, kjo do të jetë paraqitja e dytë e Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, pas sezonit 2020/21, kur u mposht nga Chelsea 0:1.
Të martën në mbrëmje, futbollistët e Interit u kualifikuan për në finale pasi mposhtën rivalin e qytetit Milan me rezultat 1:0 (0:0) në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në San Siro, duke konfirmuar kështu fitoren 2:0 nga ndeshja e parë.
Ndeshja finale do të luhet më 10 qershor në Stamboll.