Derbi i Manchesterit është i City-t, që mundi me rezultatin 3-1 United në stadiumin “Etihad”. Nisja ishte e mirë për United, që kaloi në avantazh me Rashford në minutën e 8-të
Por në pjesën e dytë “Cityzenz” e shtuan ritmin dhe të frymëzuar nga Foden realizuan përmbysjen.
Mesfushori 23 vjeçar shënoi golin e barazimit në të 56’. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, 23 vjeçari realizoi rrjetën e avantazhit. Fitoren e vulosi Haaland në minutën e 91-të. Në përfundim të takimit, trajneri Pep Guardiola vlerësoi Foden për paraqitjen e bërë.
‘Është bërë një lojtar vërtet i rëndësishëm për ne dhe për Anglinë. Keni ende shumë pikë për të luajtur dhe vende të ndryshme për të shkuar. Kështu mendoj, Arsenali, Aston Vila dhe shumë vende. Mendoj se janë tre katër pretendentë për të fituar Premier League, por në fillim Kopenhageni. Kemi Ligën e Kampioneve!’, u shpreh trajneri i Manchester City.
Për trajnerin e “Djajve të kuq”, Erik ten Hag. Ekipi luajti mirë dhe u dallua në zotërimin e topit dhe ishte shumë afër fitores, ose të paktën barazimit
Ekipi i Guardiolës rikthehet në -1 pas Liverpoolit në 27 javë të luajtura. Kjo ishte fitorja e gjashtë e Cityzens në shtatë ndeshje kundër “Djajve të kuq”, që pësoi humbjen e 11-të të sezonit në Premier League.
United mbetet në vendin e gjashtë në tabelë, por tani është 11 pikë pas Aston Villas së vendit të katërt dhe gjashtë pas Tottenhamit në vend të pestë.