Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, Chelsea mposhti 3-1 Aston Villa në sfidën e përsëritur të FA Cup dhe u kualifikua në raundin e pestë “Blutë” e Londrës dominuan përballjen dhe zhbllokuan rezultatin pas 11 minutash me Gallager.
10 minuta më pas erdhi goli i dytë “Villa Park” për miqtë, me autor Nikolas Xhekson. Fitorja u vulos nga Enzo Fernandez në minutën e 54 të pjesës së dytë. Goli i nderit për Aston Vilën erdhi në shtesë nga Diabi.
Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino tha se fitorja e gëzon, por ekipi ka punë për të bërë.
‘Ne do të vazhdojmë që të luftojmë! Nuk më intereson se çfarë njerëzit thonë. Nuk jam më shumë i trishtuar apo i lumtur, sepse ne kemi eksperiencë. Ky lloj projekti ka nevojë për kohë e besim. Ne nuk mund të ndërrojmë një ekip sfidues sepse duhen rregulluar shumë gjëra. Duhet të vazhdosh, analizosh dhe konkurrosh’, u shpreh trajneri i Chelsea.
Rivali i radhës i Chelsea në Fa Cup do të jetë Lidis në “Stemford Brixh”. Në të 16-at u kualifikua edhe Notingam Forest që mundi Bristol 5-3 me penallti.