Aktorja e njohur, Cameron Diaz ka ardhur me një këshillë për të gjitha çiftet e martuara, por që kur e dëgjon për herë të parë nuk duket edhe aq normale, apo e pranueshme.
E ftuar në podcast-in “Lipstick on the Rim” të autorëve Molly Sims dhe Emese Gormley, aktorja tha se sekreti për një martesë normale mes çifteve qëndron në fjetjen në dhoma të ndara, madje edhe në shtëpi të ndara.
“Për mua, e thënë ndryshe me fjalë më të thjeshta, kjo situatë është unë kam shtëpinë time, ti ke tënden. Hapësirën familjare e kemi në mes. Unë shkoj fle në dhomën time. Ai fle në dhomën e vetë. Unë jam shumë në rregull me këtë mënyrë jetese,” tha Diaz.
Studimet tregojnë se ndarja e dhomave gjatë gjumit, mund ta bëjë lidhjen më të shëndetshme për disa çifte.