Keisi dhe Sabiani kanë krijuar një situatë “komike” të dielën, teksa shkak u bë një puthje e vajzës së këngëtarit.
I ftuar në “E diell”, Sabiani është vënë në një sfidë loje, ku duhet të telefononte të bijën Keisin dhe t’i thoshte për një thashethem që kishte dëgjuar së fundmi në media, se kishte puthur dikë në “Kepin e VIP-ave”.
Por ky thashethem duket se qenka i vërtetë dhe Sabiani e mëson live në emision.
Sabiani: Ça po bëni?
Keisi: Tani po regjistrojmë
Sabiani: E di ça mora vesh? Me kë ishe puthur atje?
Keisi: Aaa është ajo, xhirimi i parë që kemi bërë, me Ronaldon
Sabiani: Me kë ishe puthur, qenke puthur tamam ti?
Keisi: Jo mo babi, ka qenë gallatë, më kapi kështu te loja
Sabiani: Aaa me Ronaldon? S’ka gjë…Me Ronin puthuni prapë