Armando Broja u bë protagonist në ndeshjen e Chelsea ndaj Prestonit, me golin e shënuar në sfidë.
Chelsea u kualifikua në fazën e 1/16-ave në FA Cup.
Broja e nisi sfidën në “Stamford Bridge” si titullar edhe pse në pjesën e parë nuk arriti të gjejë hapësirë për të shënuar.
Kur sfida po bëhej e vështirë, ishte Broja i cili çoi topin në rrjetë duke shënuar golin e avantazhit.