Brazili luajti me një fanellë krejt të zezë për pjesën e parë të sfidës kundër Guinesë në Spanjë, si pjesë e një fushate kundër racizmit.
Amerikano-jugorët braktisën ngjyrat e tyre të zakonshme të verdha për fitoren 4-1 në stadiumin e Espanyol në Barcelonë.
Fushata u bë në shenjë sensibilizimi për sulmuesin brazilian, Vinicius Jr, duke qenë se u kthye në objekt të racizmit shumë herë në Spanjë, ndërsa luante për Real Madridin.
Incidenti i fundit i racizmit të 22-vjeçarit në Spanjë ndodhi kur Real Madrid luajti kundër Valencias në maj.