Shefi i Diplomacisë së BE, Josep Borrell mblodhi një ditë më parë liderët e Ballkanit Perndimor, ndërsa janë zbuluar detaje nga takimi. Borrell thotë se kanë biseduar për ndikimin që ka lufta në rajonin e Ballkanit.
Borrell ka premtuar se BE do të mbështesë Ballkanin në sfidat që ka sjellë lufta.
Ky takim i Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor u zhvillua një ditë më parë në New York, ku po mbahet edhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
“Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si do të mund të adresojnë së bashku pasojat dëmtuese të kësaj lufte mbi çmimet e ushqimit dhe energjisë dhe të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë dhe botë”, thuhet në njoftim.
Borrell gjithashtu u ka premtuar shteteve të Ballkanit Perëndimor se blloku evropian do t’i ndihmojë në sfidën energjetike si në sigurinë kibernetike, nisur nga fakti që Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi kohët e fundit kanë qenë subjekt i sulmeve kibernetike.