Pas stuhisë ‘Daniel’, Greqia është goditur nga shira të rrëmbyeshëm, për shkak të bllokut ‘Omega’ i cili është vendosur në Evropë këtë javë.
Omega, është një strukturë sinoptike e përbërë nga një zonë me presion të lartë të vendosur midis dy zonave me presion të ulët, ka sjellë një mot ekstrem për shumë njerëz.
Edhe Spanja është goditur nga shira të rrëmbyeshëm këtë javë, ndërsa në rajonin e Madridit u shpall alarm i kuq për reshje. Stuhitë u zhvilluan në të gjithë Spanjën, duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati në jugperëndim të Madridit, duke çuar në përmbytje të rrugëve dhe në mbylljen e metrosë.
Një javë më parë stuhia ‘Daniel’ u vendos në rajonin e Ballkanit, shkaktuar përmbytje shkatërruese në të gjithë Greqinë qendrore dhe lindore.