Afrona Dika ka reaguar së fundmi në lidhje me deklaratat bombë që bëri ish-bashkëshorti i saj, Blero Muharremi. Ajo ka postuar në “Instastory” një fotografi të saj, ku bashkëngjitur me të shkruan në anglisht se i pëlqen të dëgjojë gënjeshtra kur e di të vërtetën.
Ky reagim vjen pas akuzave të rënda të Bleros, i cili deklaroi se Afrona qëndroi krah tij për interes. Po ashtu, ai tha se sipas tij, e gjithë lidhja ishte aktrim nga ana e ish-bashkëshortes.