Frutat dhe perimet e modifikuara gjenetikisht mund t’iu shkaktojnë dëme në organizëm. Ato mund t’i gjeni kudo dhe e keni vështirë ndonjëherë t’i dalolni se cilat janë bio dhe cilat jo.
Domatet, për shembull, janë ndër ushqimet që ne konsumojmë dhe i gjejmë në të dyja format. Pos, si mund t’i dallojmë ato që janë bio dhe ato që janë të modifikuara.
Produktet për prodhimin e të cilave janë përdorur antibiotikë, pesticide dhe plehra, pra që janë të modifikuara gjenetikisht, kanë një kod 4-shifror. Për shembull, një banane ka kodin 4011.
Nga ana tjetër, perimet dhe frutat organike të prodhuara pa kimikate sintetike kanë një numër pesëshifror që fillon me numrin 9, ndërsa ato të modifikuara gjenetikisht kanë një kod pesëshifror që fillon me 8.
Një banane organike ka kodin 94011, kurse banania e modifikuar gjenetikisht ka kodin 84011.