Çmimi i naftës u ul sërish në bursë për shkak se Rezerva Federale e SHBA-së pritet të rrisë normat e interesit. Nafta në bursën amerikane ra me 56 cent ose 0.7%, duke arritur nivelin e 79.77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta në bursën e Londrës u ul me 63 cent, duke arritur në 76.15 dollarë për fuçi.
“Perspektiva e rritjes së mëtejshme të normave të interesit që do të njoftohet nga Rezerva Federale këtë javë pritet të nxisë paqëndrueshmëria afatshkurtër të çmimeve,” tha Baden Moore, nga Banka Kombëtare e Australisë.
Rezerva Federale pritet të rrisë normat e interesit me 25 pikë bazë këtë javë. Banka qendrore e SHBA ka rritur normën e interesit me 475 pikë bazë që nga marsi i vitit të kaluar.
Ekspertët shprehen se ulja vjen edhe nga rënia e prodhimit në disa ekonomi të mëdha të botës si Kina apo Japonia.