Simone Inzaghi nuk është në dyshim, të paktën jo për momentin. Pavarësisht se tifozët kanë nisur prej kohësh një fushë kundër tij, #Inzaghiout, drejtuesit e klubit i kanë dhënë besim trajnerit, fundja është një projekt që një vit më parë i solli dy trofe. Sigurisht, besimi i ka një limit, nga trajneri dhe lojtarët kërkohet një reagim i fortë dhe i shpejtë.
Në program janë tre sfida jetike, kundër Romës në Serie A dhe përballja dyshe me Barcelonën në Champions, tre sfida që mund të jenë përcaktuese për sezonin e Inter. Pauza që solli grumbullimi me ekipet përfaqësuese erdhi pikërisht në momentin e duhur. Zikaltërit janë rikthyer në stërvitje, por Inzaghi ka në dispozicion vetëm 8 lojtarë, 15 të tjerë janë grumbulluar me përfaqësueset respektive.