Që nga ardhja e tij tek Al-Ittihad, Karim Benzema ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 14 ndeshje në Ligën Profesioniste Saudite. Por klubi i tij është zhytur në krizë për shkak të rezultateve negative. Pasi Marcelo Gallardo zëvendësoi argjentinasin Nuno Espirito Santo në stol, situata nuk u përmirësua, por rezultatet negative vazhduan.
Al-Ittihad u eliminua shpejt nga Kupa e Botës për Klube, pasi u mund nga egjiptianët e Al-Ahly 1-3. Paraqitja e Benzema ishte larg pritshmërive dhe kjo u vu në dukje nga mediat që nuk i kursyen kritikat.
Të shtunën Al-Ittihad humbi 1-3 në sfidën në kampionat kundër skuadrës së vendit të parafundit në kampionat Al-Raed. Ekipi gjendet në vendin e gjashtë, me 22 pikë pas kryesueseve, Al-Hilal. Benzema u zëvendësua në minutën e 75-të në këtë takim.
Sipas mediave saudite, nga ndeshja në ndeshje, distanca thellohet mes fansave dhe francezit, me ketë të fundit që akuzohet se nuk impeniohet sa duhet. Pavarësisht investimit të madh të klubit saudit, Benzema nuk ka arritur që të bëjë diferencën, pavarësisht pritshmërive të larta.