SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim 30-vjeçarin Bledar Zeneli, të akuzuar për thirrje dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurit Bledar Zeneli.
Ky i pandehur, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postime publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 tetor 2020 në Nicë të Francës, sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin me emrin Elez Ibrahimi, në Facebook.