Edhe pse burime kishin konfirmuar ndarjen e saj nga Blerti Hajdari, Beniada Nishani asnjëherë nuk kishte folur në lidhje me këtë temë. Së fundmi ajo ka vendosur ‘të flasë pa dorashka’ dhe ka pranuar se është një vajzë single. E ftuar në një emision, ajo u shpreh ka kaluar një verë me ulje dhe ngritje, por është e lumtur gjithsesi.
“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndësi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur.”-tha ajo.