Bananet janë ndër frutat më të mira për shëndetin e organizmit.
Si fruti ashtu edhe lëkura ofrojnë një sërë vlerash të rëndësishme për mirëqenien tonë.
Banania është veçanërisht e pasur me kalium, fibër, vitaminë C dhe B6.
Ekspertët këshillojnë që njeriu mund të konsumojë dy banane në ditë.
Ata po zbulojnë gjithnjë e më shumë për të gjitha të mirat që ofron ky frut, veçanërisht fijet e brendshme që veshin tulin e frutit.
Arsyet Përse Nuk Duhet T’i Hidhni Fijet e Bananeve
Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se këto fije lidhëse të quajtura “Phloem” përbëhen nga qeliza të gjalla, që mundësojnë ushqyerjen me vitamina dhe minerale të frutit.
Ato janë shumë të pasura me vlera njësoj si i gjithë fruti. Këto fije të holla janë të mbushura me kalium, fibër, vitaminat A dhe B6. Ato përmbajnë gjithashtu vitaminën C e cila fuqizon sistemin imunitar, sidomos gjatë ndryshimit të stinëve. Ato shërbejnë si arterie duke transportuar gjithçka që i nevojitet frutit për tu rritur dhe pjekur.
Për më tepër, në varësi të fijeve, njeriu mund të dallojë nëse fruti është gati për tu ngrënë.
Nëse fijet janë të ngjitura fort pas tulit të bananes, atëherë bananja është e papjekur.
E kundërta ndodh në rastin e bananes së pjekur. Mund ta keni vënë re se kur hani një banane të pjekur, fijet në fjalë hiqen shumë më lehtë nga tuli.
Banania është një frut shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës, për shkak të kaliumit që ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të elektroliteve.
Ajo i bën mirë edhe zemrës sepse përmban shumë kalium.
Sa i përket diabetit, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të hanë vetëm një banane në ditë, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, sidomos në rastin e bananeve të pjekura fort.