Edhe pse Jupiteri dhe Neptuni do të jenë retrogradë dhe do të na rikthejnë në realitet në një mënyrë disi të papritur, korriku është i mirë për disa shenja. Është plot me mundësi dhe plane të reja, të gjitha falë hënës së plotë në Bricjap dhe sezonit të luanit duke filluar nga 22 korriku e në vazhdim.
3 shenjat më me fat për muajin Korrik:
Binjakët
Mes planetit tuaj në pushtet, Mërkurit dhe Venusit që lëvizin në një pozicion të favorshëm për ju, këtë muaj bëhuni gati për momente të bukura me partnerin tuaj. Mirëkuptim, biseda të qeta dhe të qarta. Sezoni i Gaforres, që po kalojmë, ju nxit edhe financat, ndaj pritet shumë fat edhe në këtë fushë.
Gaforrja
Energjia që ju dha Hëna e Plotë e Qershorit vazhdon të ndikojë pozitivisht tek ju. Lëvizjet e planetëve, sidomos nga 17 korrik e në vazhdim, ringjallin shkëndijën në marrëdhëniet më të ngushta, duke krijuar një klimë të veçantë dashurie. Mund të ketë pak pengesa, por fillimi i ri është afër dhe ju e ndjeni atë.
Shigjetari
Mbështetja dhe rehatia që do të ndjeni me njerëzit tuaj do t’ju ndihmojnë të ecni më dinamikisht. Romancë dhe lidhje të reja në horizont, të cilave nuk u thoni jo, edhe nëse duket se do të lëndoheni. Afërdita është e pozicionuar në mënyrë perfekte për të hapur rrugën tuaj me petale trëndafili për momente të bukura