Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi se paketa e re e 12-të e sanksioneve kundër Rusisë, mund të miratohet dhe të prezantohet këtë javë.
Borrell theksoi se paketa do të përfshijë më shumë listime, ndalime të reja eksporti (diamante), veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës në mënyrë që të ulë të ardhurat e Rusisë.
“Ne jemi duke finalizuar detajet e fundit të kësaj pakete. Ajo do të hartohet me një vendim të Këshillit, i cili më pas do të miratojë vendimet përkatëse dhe një rregullore të Këshillit, e cila do t’u japë udhëzime shteteve anëtare se si të zbatojnë këto vendime. Kjo rregullore e Këshillit mund të miratohet të mërkurën me një propozim të përbashkët që unë dhe Komisioni Evropian do t’ia paraqesim Këshillit”, tha Borrell.