Zbardhet vrasja e 8 anëtarëve të një familje mes tyre 3 të rritur dhe 5 fëmijë të cilët u vranë më armë zjarri brenda një shtëpie në jugperëndim të Utah-s të SHBA-së.
Trupat e pajetë u gjendën brenda shtëpisë. Një burrë 42-vjeçar qëlloi mbi të shtatë anëtarët e familjes së tij përpara se të vriste veten. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare gruaja e tij kishte bërë kërkesë për divorc në dhjetorin e vitit të kaluar, gjë që u bë shkak për vrasjen e anëtarëve të familjes. Hetuesit ishin në dijeni të kërkesës për divorc, por nuk e dinin që 42-vjeçari do të ndërmerrte aktin ekstrem.
Në një konferencë shtypi zyrtarët e qytetit thanë se 42-vjeçari Michael Haight kishte hapur zjarr ndaj gruas së tij, 40-vjeçares Tausha, vjehrrës së tij 78-vjeçare Gail Earl dhe pesë fëmijëve para se të vriste veten.
Avokati i gruas ka deklaruar se kërkesa për divorc ishte dorëzuar atij në datën 27 dhjetor por arsyet e divorcit mbeten ende të panjohura. Pesë fëmijët, përfshijnë tre vajza, 17, 12 dhe 7 vjeç dhe dy djem, 7 dhe 4 vjeç.