Investimet e Shqipërisë në fushën e gazit do të ndikojnë në sigurinë energjetike të të gjithë rajonit. Deklarata bëhet nga ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, pas takimeve të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Projekti i terminalit të lundrueshëm të Vlorës, por mbi të gjitha tubi i transmetimit të gazit që do të lidhë këtë port të lundrueshëm me pikën e dalje së TAP në Fier do të ndikojnë gjithë sigurinë energjetike të rajonit”, tha Balluku.
Këto investimeve, sipas Ballukut, do të prodhojnë deri në fund të dekadës 4 terravat më shumë energji, duke e kthyer vendin tonë në eksportues neto.
Balluku thotë se ankandet transparente që ka organizuar Shqipëria kanë sjellë investimeve të huaja, të cilat do të futen në operim në tre vitet e ardhshme.