Filmi “Breakfast at Tiffany’s” u publikua në vitin 1961, me Audrey Hepburn në rolin e Holly Golightly. Ai fitoi, ndër të tjera, 5 çmime Grammy dhe 2 Oscar dhe është deri më sot filmi më i famshëm i aktores legjendare.
Fustani i zi, i veshur me doreza dhe perla të zeza, si dhe stili i flokëve i Audrey -t, ka frymëzuar shumë pamje të VIP-ave gjatë 60 viteve të fundit dhe duket se po vazhdon ta bëjë këtë.
Në Met Gala u panë tre personazhe të famshëm që adoptonin pamjet e ëmbël të Audrey -t në film, duke kompletuar kështu look-un e tyre për temën kushtuar stilistit Karl Lagerfeld.
Lily James , Olivia Rodrigo dhe Emily Ratajkoëski u frymëzuan nga balluket e shkurtra ikonike të Audrey-t dhe duhet thënë që duken po aq bukur sa vetë aktorja.