Juliana Nura dhe Dion Gjinika mbyllën rrugëtimin e tyre në “Dancing with the Stars”, javën e kaluar. Në “Dance Off” me Irgenin dhe Joanën, juria zgjodhi të eliminonte Julianën dhe Dionin.
Mirëpo balerini ka gjykuar ndryshe nga juria e DWTS. Sipas Dionit, duhet të ishte larguar Eni Shehu dhe pas tij Irgeni.
Më e preferuara e tij është Atalanta dhe ai thotë që e Meriton finale.
“Është garë e fortë sigurisht por unë mendoj që puntatën që u larguam ne si logjikë duhet të ikte Eni, pas Enit duhet të iki Xhoda ose Xhoda-Eni domethënë diferencat janë plus minus një javë. Unë mendoj që në finale do të jetë Sardi, Enxhi, Arnita, Fifi. Për Atalantën mendoj që duhet të iki në gjysmëfinale. Kjo është katërshja ime”, tha ai.