Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka bërë gjestin shumë prekës për të atij e saj i cili ndodhet në Hagë. Ajo ka vendosur që të fejohet pikërisht në Hagë, në mënyrë që të jetë sa më pranë babait të saj. Lajmin për fejesën, e ka njoftuar vetë Gresa, e cila me anë të një statusi në Instagram është shprehur se këtë ja kishte premtuar babait të saj.
“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!”.- shkruan ajo në postimin e bërë në ‘Instagram’.