Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit, në Gjykatën Speciale.
Shkak për tërheqjen nga mbrojtja, sipas avokatëve, është mospagesa. Në një deklaratë të lëshuar, ata thonë se Thaçi është paralajmëruar për përmbushjen e detyrimeve.
“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë në Kosovë deklaron se janë kryer pagesa vetëm për avokatin mbrojtës, Luka Mitesiq, në përputhje me legjislacionin. Ndërsa për avokatët të cilët janë angazhuar nga Thaçi, ministria thotë se nuk mban përgjegjësi.
“Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”, deklaron Ministria e Drejtësisë në Kosovë.