Atalanta e Berat Gjimshitit do të jetë kundërshtarja e Milanit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Bergamaskët mundën Sasuolon e Nedim Bajramit me rezultatin 3-1 në të 16-at e kompeticionit.
Për Atalantën u dallua De Kete-lare i cili zhbllokoi rezultatin në të 24’. Në minutën e 63, ai realizoi rrjetën e dytë. 8 minuta më pas dha asisitin për rrjetën e Mirançuk. Për zigjelbrit golin e nderit e shënoi Boloca në shtesë.
Kapiteni kuqezi Gjimshiti luajti titullar, ku dha siguri në prapavijë. Ndërsa mesfushori Bajrami u zëvendësua në minutën e 75 të lojës. Atalanta i ka fituar te teta sfidat e fundit në shtëpi ndaj Sausolo në të gjitha kompeticonet.
Roma përmbysi Kremonezen me rezultatin 2-1 dhe do të luajë në çerekfinalet e kompeticionit kundër Lacios. Për verdhekuqtë shënuan Lukaku dhe Dybala.