Ditën e sotme, do të ketë një mbledhje në Kosovë për të diskutuar rreth Asociacionit. Në ambasadën e SHBA në Kosovë do të mblidhen zyrtarët të Presidencës, Qeverisë, Kuvendit, shoqërisë civile e të tjerë. Ambasada amerikane në Kosovë do të mbajë takim me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kryesore të vendi si dhe me anëtarë të tjerë të shoqërisë civile, për të diskutuar për mënyrat e themelimit të Asociacionit.
Qeveria e Kosovës ka theksuar se kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar ftesë, por shefi i kabinetit të tij, Luan Dalipi do të jetë prezent në mbledhje. Po ashtu, nga Qeveria do të jetë ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq dhe zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi, të dy nga pakicat etnike në Kosovë. Edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla do të marrë pjesë në këtë takim.