Një arrestim i pazakontë në Elbasan, ku kanë përfunduar në pranga dy persona të cilët bashkëjetonin.
Policia thotë se ka arrestuar 36-vjeçarin me iniciale B.K., dhe 30-vjeçaren S.Ç., pasi kanë goditur me grushte njëri tjetrin. Ata kanë dhunuar njëri tjetrin- pas një konflikti për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit B. K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe (bashkëjetues), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.”- thotë policia.