Aktivistja e njohur suedeze e klimës, Greta Thunberg është arrestuar! Kjo ka ndodhur pas një incidenti në një protestë që ishte duke zhvilluar pranë minierës së qymyrit në fshatin Lützerath nga policia gjermane.
Mësohets e ajo iu bashkua demonstratave javën e kaluar dhe pas rrëmujës së madhe të policisë, mundi të largohej nga vendngjarja. Vetëm pas disa ditësh u bë i mundur lokalizimi dhe njëherësh edhe arrestimi i saj, por sipas Reuters, do të lirohet më vonë.
Protesta u bë pasi banorët kanë kundërshtuar prishjen e disa ndërtesave të braktisura që tani kanë kaluar në pronësi të kompanisë së energjisë RËE.
Greta Thunberg u vu në qendër të vëmendjes edhe pasi blogeri i njohur, tashmë i arrestuar Andreë Tate u tall më të. Ai ndau një foto nga makina e tij Bugatti ku i kërkuar asaj në formë tallëse, t’i dërgonte një adresë emaili në mënyrë që ai të mund të detajonte ’emetimet e mëdha’ që nxirrnin makinat e tij me gaz. Mirëpo, përgjigja nuk vonoi “Po, ju lutem më më dërgo email në smalld***[email protected]”, referuar organit të tij gjenital.
Greta Thunberg u bë e famshme në moshën 15-vjeçare për punën e saj për të luftuar ‘urgjencën klimatike’ globale.