Arbana Osmani mund të mos jetë prezantuesja e Bigr Brother Vip Albania 3. Lajmi vjen nga burime të brendshme në Top Channel.
Shkak për një largim të mundshëm të moderatores nga BBVA3 mësohet se është një ngërç i krijuar mes saj dhe administratorëve të televizionit, lidhur me kompensimet financiare.
Deri tani nuk ka ndonjë reagim zyrtar. Emri që përflitet si pasues i Arbanës, është ai i Ledion Liços, i cili e ka prezantuar edhe më parë Big Brother Albania.