Australia është tërhequr nga kandidimi për organizimin e Kupës së Botës 2034. Favorite për organizimin e eventit sportiv mbetet Arabia Saudite.
Federata Australiane e Futbollit e bëri të ditur vendimin me anë të një komunikate zyrtare.
“Ne kemi shqyrtuar mundësinë për të ofruar për të pritur Kupën e Botës, por duke marrë parasysh të gjithë faktorët kemi arritur në përfundimin që të mos e bëjmë këtë për kompeticionin e vitit 2034. Në vend të kësaj, ne besojmë se jemi në një pozita të mira për të pritur kompeticionin më të vjetër ndërkombëtar të femrave në botë, Kupën Aziatike të Femrave AFC 2026 dhe më pas mirëpresim skuadrat më të mëdha në futbollin botëror për Kupën e Botës FIFA 2029 për klube”-deklaroi “Football Australia”.
Australia paraqiti një letër ku njoftoi tërheqjen, pasi FIFA njoftoi se vetëm ofertat nga Azia dhe Oqeania do të konsideroheshin për të pritur Botërorin e vitit 2034.