Apeli i GJKKO-së ka vendosur ditën e sotme që të rikthejë për gjykim me një trupë tjetër gjykuese Moisi Habiljan dhe 3 anëtarëve të grupit të tij, Nezar Seitit, Meridian Sulajt dhe Fatmir Minajt. Grupi i Moisi Habilajt është i dënuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Në maj të vitit 2021, GJKKO dënoi Moisi Habilajn me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Të dënuar ishin edhe 3 anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj secili i dënuar me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK. Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.