Një shqiptar 37-vjeçar ka mbetur i vrarë në Angli dhe dedektivët britanikë kanë paditur me akuzën e vrasjes, 21-vjeçarin Kozma Papa. Ky i fundit banon në afërsi të qytetit të Bristolit, në jugperëndim të Anglisë.
Ngjarja ka ndodhur në Londër, ditën e dielë, ku viktima u gjet me plagë thike në trup. Urgjenca e ka dërguar menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në mbrëmjen e së dielës. Autoritetet nuk kanë zbuluar akoma identitetin e viktimës, pasi po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
I akuzuari, Kozma Papa, ka dalë sot përpara një gjykate në Londër. Ai u arrestua nga Policia Metropolitane duke udhëtuar me makinë.
Kryedetektivja e çështjes ka thënë se po punojnë me organizatat partnere, për të mësuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës.
Ndërkohë Scotland Yard thotë se kushdo që ka qenë dëshmitar i incidentit, që ka filmime nga kamerat e makinave apo te shtëpive do duhet të ndihmojë dhe lajmërojë menjëherë policinë.