Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i habitur për kritikat dhe komentet negative që po i bëhen draft-statutit për themelimin e Asociacionit komunave me shumicë serbe në Kosovë, propozim ky i bërë nga zyrtarët e lartë perëndimorë.
Në një dalje për mediat, Hovenier u shpreh se Gjykata Kushtetuese është ajo e cila mund të vendosë mbi kushtetueshmërinë e draftit.
“Mendoj se fokusi duhet të jetë se si mund të ecë Kosova përpara, duke e adoptuar këtë draft, nëse ka pyetje rreth kushtetutshmërisë, siç e kam thënë edhe më herët, po e them sërish, ekziston vetëm një trup që mund të vendosë se çfarë është në përputhje me Kushtetutën”, deklaroi Hovenier.
Hovenier shtroi se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar lidhur me Asociacionin.
“SHBA-ja beson se është obligim për Kosovën që ta formojë Asociaicionin e komunave me shumicë serbe. E di që natën e kaluar BE-ja dhe Këshilli i tij e kanë rikthesuar atë pritje, që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë lëvizje në atë drejtim. Pozicioni i SHBA-së ka qenë i qartë. Asoacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë nivel i tretë pushteti, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk e duam edhe një Republika Sërpska. Nuk duam diçka që ka ndikim negativ në funksionim të shtetit të Kosovës”, tha ambasadori gjerman.