Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë u ka bërë një thirrje aspak diplomatike shqiptarëve të cilët duan të emigrojnë drejt gadishullit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada apelon që të mos tentohet largimi drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes gomoneve.
Kjo, për shkak se kushtet jo të favorshme të motit mund të çojnë deri në humbjen e jetës.
“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, shkruan ambasada në Facebook.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka premtuar më shumë njerëz të angazhuar për të ndihmuar në dëbimin e azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit.
Sipas një plani të prezantuar nga ai, një njësi e dedikuar prej 400 specialistësh do të ngrihet për të trajtuar kërkesat nga shqiptarët.