Numri një i tenisit në botë, Carlos Alcarez do të ketë një garë të vështirë në turneun e French Open. Spanjolli mori pjesë në një event me fëmijët ne Paris, ndërkohë që për mediat tha se do të japë më të mirën, e nuk e shikon veten si favorit për të fituar.
20-vjeçari u shpreh se do të përqendrohej që gjatë ndeshjeve të performonte sa më mirë.
“Do të përpiqem që të bëj më të mirën time dhe kjo është gjithçka për të cilën po mendoj aktualisht. Unë nuk jam favoriti, por sigurisht mund të them që jam një prej tyre. Nuk kam shumë presion, thjesht kënaqem dhe përpiqem të mos mendoj për presionin apo mbrojtjen e titullit’’, u shpreh tenisti Carlos Alcarez
Në mungesë të 14 herë fituesit të Roland Garosh Rafa Nadal, i cili do të mungojë për shkak të dëmtimit, e gjithë vëmendja është te spanjolli dhe Novak Xhokoviç.
Alcarez tha se janë të paktë tenistët që mund ta mposhtin atë apo serbin, por tenisi është një sport që dhuron surpriza.