Aktorja Arjola Demiri ka folur për herë të parë për largimin e saj nga ‘Portokallia’. Pas disa vitesh, aktorja tashmë nuk do të jetë pjesë e programit të humorit. E ftuar në “Natë me Aulonën”, Arjola tha se që prej daljes nga Big Brother VIP, kishte nevojë për një pushim të gjatë dhe pavarësisht kësaj vijoi të ishte pjesë e ‘Portokalli’ për gati 2 sezone të plota, por shtoi se tani ishte momenti të shkëputej.
“Vitet në program kanë qenë të shkëlqyera, duke marrë e dhënë shumë nga të gjithë, por ‘Portokallia’ është një shkollë dhe ia dola të marrë edhe master-in dhe tani që e mbarova, duhej të vazhdoj me të tjera synime në karrierë”.-tha ajo duke shtuar se është paguar mjaft mirë, por sërish ndjeu se pati nevojën të bëjë disa projekte njëkohësisht sepse ky emision i “hante shumë kohë” dhe një pagë e vetme do ja bënte jetesën të papërballueshme.
Sipas saj, sa më gjatë ke në profesion, ose sa më shumë ke arritur, aq më shumë të ulet çmimi”, gjë që për të është e pakonceptueshme dhe që nuk ndodh askund në botë.