Një aksident i rëndë në aksin Divjakë-Lushnjë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Një furgon tip Benz që drejtohej nga 22-vjeçari Q.O. 22 vjeç u përplas me një motor që drejtohej nga 44-vjeçari G.A.
Për pasojë humbi jetën drejtuesi i motorit, kurse shoferi i furgonit u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Nga burimet hetimore u njoftua se furgoni ka dalë nga rruga pasi ka përplasur motorçikletën dhe ka shkulur edhe një shtyllë të tensionit të lartë.
Një banor në afërsi të vendit të ngjarjes pohon se mjetet lëviznin me shpejtësi të lartë.