Kryeministri Edi Rama niset ditën e sotme drejt Londrës ku pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Manchester City për të sjellë në Shqipëri një akademi futbolli. Në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar nga Emirjana Sako.
Kjo akademi futbolli e cila ngriti shumë polemika se kush mund të ishte, do të hapet në qytetin e Durrësit. Rama e ka cilësuar këtë marrëveshje që pritet të arrihet, një veprim të madh për të rinjtë e talentuar të qytetit bregdetar por jo vetëm.
Rama madje, dy ditë më parë i ka ftuar të gjithë të rinjtë që të komentojnë në rrjetin e tij ‘Facebook’ për të gjetur skuadrën me të cilën do të nënshkruhet marrëveshja. Ata që ‘do qëllojnë në shenjë’ do të marrin një bluzë të nënshkruar nga futbollistët e skuadrës që është përzgjedhur për të qenë pjesë e jona në akademinë e futbollit që pritet të hapet së shpejti.