Deputetja e Partisë demokratike, Grida Duma tërhoqi vëmendjen me pjesëmarrjen e saj në protestën e 7 korrikut të thirrur nga PD dhe kjo jo vetëm për faktin se duket si një ‘paqe’ e arritur me lidershipin e Berishës.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e pjesëmarrësve dhe medias ishin bodyguard-ët që e shoqëronin, 5 djem të veshur me të zeza dhe mjekër që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.
Sot Duma u ka shuar kureshtjen të gjithëve pasi në një intervistë në ‘Abc e mëngjesit” ajo sqaroi se ata janë kushërinjtë e saj dhe batutë u shpreh se u them gjithnjë mos rrini kaq seriozë.
“Ai djali me mjekër është djali i dajës tim. Janë dy vëllezër, dy kushërinjtë e mi ata, i dua shumë dhe i përshëndes. Ndërsa të tjerët janë shokët e tyre të ngushtë. Aq shumë vishen me të zeza si shoqëri sa qëllon edhe kështu se kanë atë mënyrë të palestrës. Ata kanë hasur shumë vështirësi me gazin lotsjellës. Ata janë gjithë kohës me mua. Do ta them me mungesë modestie që pak njerëz në politikë sjellin familjarët e vetë. Unë nuk i kam kërkuar që ata të vijnë, po ata vijnë dhe kanë gjithë atë energjinë e tyre me gjithë seriozitetin e tyre. Edhe unë i them mirë që vini po pse rrini kaq serioz,”-, tha deputetja demokrate. Në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, Duma dhe pse një kritike e fortë e Berishes dikur u pa të ishte e pranishme, mediat shkruan se kjo mund të jetë një ‘paqe’ e arrirë mes saj dhe zotit Berisha pasi kohët e fundit deputetja Grida Duma nuk është shfaqur kritike në media ndaj lidershipit të Sali Berishës dhe në disa raste ka vlerësuar kontributin e tij në PD.