Adoleshenca është ndoshta sfida më e madhe, si për prindërit, ashtu edhe për vetë fëmijët që janë në këtë fazë të jetës. Shumica prej nesh do të pajtoheshin që faza e adoleshencës ishte një periudhë mjaft e vështirë në jetën tonë që mund të preferonim ta harronim.
Nëse lidhet me hormonet, me karakterin tonë që po formohet, ose me largimin gradual nga të qenit fëmijë në “hapjen” me botën e jashtme, një gjë është e sigurt: adoleshenca drejtohet nga emocione të forta, reagime ekstreme dhe shumë konflikte me prindërit .
A ka ndonjë mënyrë për të reduktuar hendekun midis prindërve dhe fëmijëve gjatë kësaj periudhe veçanërisht të ndjeshme? Po, përgjigjen danezët, njerëzit që, që nga viti 1973 janë shfaqur pothuajse çdo vit si më të lumturit në botë, bazuar në vlerësimin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Si ia dalin danezëve?
“Qëllimi është të rrisim adoleshentë të shëndetshëm me vetëbesim dhe karakter. Është gjithashtu e rëndësishme të qëndroni të qetë përballë çdo shpërthimi të zemërimit të fëmijës. Në këtë mënyrë, ju do të reduktoni konfliktet duke forcuar besimin në marrëdhënien me fëmijën tuaj. Në këtë mënyrë, ju do ta kaloni këtë periudhë sfiduese me më pak probleme”, thotë psikoterapistja daneze Iben Sandahl, e cila zbulon pikat kryesore se si danezët rritin fëmijë të lumtur.
1. Tregoni besim
2. Mbështetja është thelbësore
3. Trajtojeni fëmijën me dhembshuri
4. Mbështetni procesin e maturimit të fëmijës
5. Mësojini fëmijës të dëgjojë
6. Lejojeni fëmijën të shprehë atë që mendon dhe ndjen
7. “Përqafoni” veçantinë e tyre
8. Flisni hapur dhe sinqerisht
9. Mos jini absolut
10. Përballoni situatat e vështira me një këndvështrim pozitiv