Papa Françesku ka hedhur poshtë zërat që thoshin se ai mund të jepte dorëheqjen së shpejti. Papa ka deklaruar se ai do vijojë agjendën e tij të planifikuar për të vizituar Kanadanë këtë mua. Madje ai shpreson të jetë në gjendje të shkojë në Moskë dhe Kiev sa më shpejt të jetë e mundur.
Në një intervistë për “The Guardian” në rezidencën e tij në Vatikan, Papa Françesku mohoi gjithashtu thashethemet se ai ishte prekur nga kanceri, duke bërë shaka dhe u përgjigjur:
“Mjekët nuk më thanë asgjë për këtë”.
Papa Françesku përsëriti qëndrimin e tij të deklaruar shpesh se ai mund të jepte dorëheqjen një ditë nëse problemet shëndetësore ia bënin të pamundur drejtimin e Kishës.
I pyetur se kur mendoi se mund të ndodhte, ai tha:
“Nuk e dimë. Zoti do të na e thotë.”