Këngëtari i njohur Mozzik padyshim njihet për këngët e tij dedikuar dashurisë dhe jo vetëm. Ditën e sotme ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Zani”, mirëpo në rrjet qarkullojnë zëra se kënga është dedikim për ish partneren e tij Loredana Zefi.
“Njerëz të dashur, unë diqysh sukseset në muzikë me këngë dashnie i kom bo në karrierë time. Nuk do me thënë që secila këngë i dedikohet lidhjes tem të mëpërparshme. Unë e du shkrimin për dashni edhe e di që secili ka dicka mrena vetes që smund ta shpreh edhe unë për ta e shprehi. Nana e vajzës tem është moti free edhe unë njejtë. Të dy jemi mirë mesvete dhe jemi të lumtur me jetën që e kemi. Unë jam artist i këtij zhanri dhe gjithmonë kam me i këndu dashnisë rrugës.Njeri juaj! Ju dua! Shijone kongën e re” – ka shkruar këngëtari.