Megjithëse iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP” vetëm disa ditë më parë, Jori Delli është kthyer në një nga banoret më të preferuara të publikut.
Duke nisur nga pozitiviteti që e karakterizon e deri te pamja e jashtme, Jori ia fitoi shumë shpejt zemrën publikut.
Por, Jori nuk është komentuar në rrjet vetëm për çiltërsinë e saj por edhe për afrimitetin me Luiz Ejllin. Modelja jo vetëm që është parë shpesh të flirtojë me këngëtarin por veshi edhe rrobat e tij.
Gjithashtu dhe Luizi i dhuroi një trëndafil.
Nisur nga këto veprime, ndjekësit kanë filluar me aludimet se mes tyre mund të lind diçka më shumë se miqësi. Një koment për afrimitetin e Luizit me Jorin e ka dhënë dhe mikesha e kësaj të fundit, Beniada Nishani. Sipas Beniadës, Jori nuk ka hyrë për të flirtuar me Luizin, megjithatë koha do e tregòoë më mirë.
“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”– tha Beniada.