Një incident i rëndë është shënuar këtë të hënë në zonën e Shkodrës.
Policia njofton se Fatmir Çela, 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru është goditur nga një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.