Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Tiranë, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Tasim Shehu” në ambientet e një lokali.
Mësohet se, pas një konflikti të çastit mes dy fqinjëve 49-vjeçari Albert Ostreni ka plagosur 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani. 23-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton për ngjarjen.
Drejtoria Policisë Elbasan, lidhur me plagosjen në Tiranë, ka vendosur një patrulle postoblloku në hyrje të qytetit të Elbasanit në rreth rrotullimin e Bradasheshit për të kapur autorin.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç. Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.