Pogradeci është një tjetër destinacion turistik ku turistë vendas por edhe ata të huaj mund të kalojnë pushimet verore. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga liqeni i Pogradecit, i mbushur me turistë, teksa shkruan se kjo është një destinacion special që duhet vizituar me patjetër nga të gjithë.
“Qetësia, pastërtia dhe klima e veçantë e qytetit të Lasgushit, e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një destinacion tejet special jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj. Me investimet e reja që janë në rrugën e jetësimit mbi projekte ambicioze zhvillimi, ky destinacion do të jetë një tjetër pikë e bukur referimi”, shkruan Rama.
Kryeministri thotë se për Pogradecin janë në rrugën e jetësimit disa projekte ambicioze zhvillimi, ndërsa ndan me zë përshtypjen e turistëve që janë vizituar qytetin këtë sezon.
“Në familjarisht vijmë nga Tirana, kam gati një javë në Pogradec. Jam shumë e kënaqur, uji i liqenit është shumë i pastër. Uji qyteti ka 24 orësh, edhe të pijshëm. Nuk do ca të them jam shumë e kënaqur. Kam qenë në Lin, shumë, bukur, rrugët e rregulluara. Nuk e mendoja që ishte bërë kjo gjë. Më ka surprizuar shumë Pogradeci, përsëri do vi në Pogradec dhe ndoshta gjithmonë do ta zgjedh Pogradecin për të vetme arsye se është një fresk shumë i madh. Vij nga Holanda. Na pëlqejnë njerëzit këtu. Natyra është e bukur. Në Holandë nuk kemi kaq shumë zona natyrore dhe moti është shumë i ngrohtë. Njerëzit janë shumë të këndshëm, janë miqësor, ndonjëherë të përshëndesin dhe janë shumë të dashur. Unë them që Pogradeci është dhe e kam shprehur shpesh, dashuri me shikim të parë që nuk të lë pastaj të largohesh asnjëherë. Ne kemi vite që e frekuentojmë, na pëlqen jashtë mase ajri, njerëzit, pastërtia, ushqimi tradicional. Gjithçka është e bukur. Qyteti i mrekullueshëm, ofron gjithçka, pasditja është fantastike. Një liqen i pastër, kanë investuar, më pëlqen investimi këtë vit”, shprehen turistët.
Që prej nisjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama sugjeron në rrjetin e tij social Facebook, destinacione për turistët se ku mund ti kalojnë pushimet verore. Ndërsa nuk mungojnë as përshtypjet nga turistët vendas e të huaj për bukuritë e rivierës shqiptare.