Boksieri shqiptar, Agron Smakiqi, ndodhet në kampin stërvitor të kampionit të njohur, Entoni Xhoshua. Britaniku po përgatitet për duelin special me ukrainasin, Oleksandr Usyk, që do të zhvillohet më 20 gusht të këtij viti. Është pikërisht shqiptari Agron Smakiqi që po luan një nga rolet kryesore në përgatitjet e Xhoshuas.
“Unë bëj sparing me Xhoshuan. Të martën bëmë dy raunde nga gjithsej gjashtë dhe të premten gjashtë raunde nga gjithsej tetë. Ata janë shumë të kënaqur me mua dhe unë u bëra partneri i tij kryesor në sparing”, tha boksieri nga 32-vjeçar për mediat kroate.
Boksieri shqiptar i peshave të rënda gjithashtu foli edhe rreth karrierës së tij, teksa tha se dy kundërshtarë refuzuan të përballen me të.
“Duhej të boksoja me Jarel Milerin, por ai dhe trajneri i tij refuzuan. Pas kësaj mora një ofertë nga Matchroom për të boksuar kundër Fabio Uardlei, por ai refuzoi luftën. Kam një ndeshje të planifikuar më 15 korrik, kundër një braziliani. Kundërshtari nuk është shumë i fortë, por është e rëndësishme për të qëndruar aktiv dhe të presim ndeshje më të forta”, deklaroi Agron Smakiqi.